Ka nisur një hetim penal ndaj dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, të cilët edhe pse ndodheshin në vendin e ngjarjes, nuk mundën të parandalonin përplasjen me armë, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.
Burime kanë bërë të ditur se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka vendosur që të marrë në ndjekje penale dy zv/drejtorët Albert Nushi e Niko Palla.
Të dy këta, ishin të pranishëm në përplasjen që ndodhi mes Pjerin Xhuvanit, Kelmend Xhaferrit dhe personave të tjerë që ishin përfaqësues të PD.







