HomeBotaVIDEO/Pse po flitet për luftë civile në këtë qytet të Izraelit?

VIDEO/Pse po flitet për luftë civile në këtë qytet të Izraelit?

“Lufta civile ka shpërthyer në Lod”.

Kështu deklaroi kryebashkiaku i qytetit izraelit, Yair Revivo, pas shpërthimit të dhunës në këtë qytet arabo-hebre, 15 kilometra në juglindje të Tel Avivit.

Protestat nga arabët në këtë qytet u kthyen në trazira të dhunshme. Demonstruesit u përplasën me policinë dhe u vunë flakën makinave dhe godinave një ditë pas funeralit të një personi që thuhet se u vra nga hebrenjtë. “Situata është krejt jashtë kontrollit,” tha Revivo. “Sinagogat po digjen, makinat janë në flakë. Situata është e frikshme”.

Por çfarë ka ndodhur në Lod?

Ditët e fundit, arabo-izraelitët kanë nisur protesta në mbështetje të palestinezëve në Jerusalem dhe Gaza. Gjatë protestave, një banor arab u qëllua për vdekje nga disa hebrenj. Këta të fundit thanë se turma arabe po tentonte të hynte në lagjen e tyre. Kurse babai i viktimës tha se ai nuk ishte në protestë dhe u qëllua nga afër teksa po kalonte në atë zonë.

Funerali i tij u kthye në një protestë të dhunshme.

Në total në Izrael jetojnë 1.9 milionë arabë. 80 përqind e tyre janë myslimanë. Shumica e tyre mbështesin palestinezët dhe e quajnë veten ‘qytetarë palestinezë të Izraelit’.

Qeveria e Izraelit thotë se i trajton ata në mënyrë të barabartë, por arabët e Izraelit pretendojnë se trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Në vitin 2010 në qytetin e Lodit u ngrit një mur i lartë tre metra duke ndarë hebrenjtë nga arabët. Zyrtarët thanë se qëllimi është të reduktohet krimi, por arabët thanë se ishte segregacion.

Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve kanë arritur pikën më të lartë që prej vitit 2014.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular