Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, i cili u shpall në kërkim i dyshuar si autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër, ka mohuar që i biri të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Për mediat, ai ka thënë se 15-vjeçari i arrestuar si i përfshirë në krim, E. Malja punon për Astmer Bilalin dhe grupin Bajri, pjesë e grupit të të cilit ishte edhe viktima Mustafa.
Sipas tij, skenari që përfshin në krim djalin e tij, është përgatitur nga policia.
“Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Eshtë skenar i përgatitur nga policia por është një blof i radhës që do deshtojë. Me daten 17, ky drejtor policie ka hequr nga kerkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njejti krim si tek Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë se vrasjen e ka bërë Ibrahim Lici, por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluske. Këto shërbetorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punetor të Bajrave. Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrare djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyre sa jetojmë në epoken e horave dhe vagabondave, ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.
Eshtë fakqesi që jetojme ne epoken e krimit dhe te horave por nuk kemi çfare te bejme. Flluskat e sapunit do bien shume shpejt poshte ashtu siç kane rene te tjerat vrasje qe i kane ngarkuar. Rrjedhin keto kriminel dhe eshte e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke. Gjyshet dhe katragjyshet keto familje i kane patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata ne gjithe fenomenet. Une kam qene tek familja e viktimes per tu pjekur, u perqafova me nenen e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thane se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marredheniesh kane me familjen tone. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur nje te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si te ndodh”, është shprehur Mustafa Lici.