HomeAktualitetZgjedhjet/ Përfundon rinumërimi i 108 kutive të Qarkut të Durrësit, pritet rezultati

Zgjedhjet/ Përfundon rinumërimi i 108 kutive të Qarkut të Durrësit, pritet rezultati

Ka përfunduar numërimi i 108 kutive të Qarkut të Durrësit, të kontestuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve

Relatori i KAS për këtë seancë, Koli Bele, ishte ai që miratoi përfundimin e numërimit, ndërsa tha, se rezultati do të jepet në orën 19:30.

“Mbyllet numërimi në 108 kutitë e kërkuara, në këtë fazë rezultatet për secilën qendër votimi janë administruar. Do të duhet një afat më i shkurtër për të bërë një verifikim”, tha Bele.

Raportohet nga rihapja e kutive, Partia Socialiste ka humbur 26 vota, Partia Demokratike 38 ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, ka humbur vetëm një votë.

Kujtojmë që PD dhe LSI nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në KAS kërkuan ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit, pasi sipas tyre ka pasur disa parregullsi.

Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga KAS, e cila la në fuqi, vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili i cilësoi zgjedhjet në këtë qark, por jo vetëm, si të rregullta e të vlefshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular