HomeKronikeMbeti i plagosur nga zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, vdes...

Mbeti i plagosur nga zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, vdes në spital 57-vjeçari

spot_imgspot_img

Një 57-vjeçar që mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë gjatë shpërthimit të zjarrit në fabrikën e re të tullave në Maminas, ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se 57-vjeçari ishte shtruar në Spitalin Francez në Tiranë, por pë shkak të dëmtimeve nuk ka mundur të mbijetojë.

Gjithashtu mësohet se policia ka arrestuar një 67-vjeçar, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.

Fabrika e sapondërtuar e tullave u përfshi nga flakët paraditen e djeshme rreth orës 11:00. Në momentin e zjarrit në fabrikë kanë qenë rreth 120 punëtorë, por kanë dalë menjëherë. Adriatik Velaj, shefi i zjarrfikësve Durrës tha se dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular