HomeKronikeEMRAT/16 të arrestuar në operacionin e FNSH e RENEA në Krujë: ndër...

EMRAT/16 të arrestuar në operacionin e FNSH e RENEA në Krujë: ndër ta kryeplaku dhe dy të OSHEE

spot_img

Zbulohen emrat e 16 të arrestuarve nga Policia e Shtetit, RENEA dhe FNSH mëngjesin e sotëm në fshatrat e Krujës, në kuadrin e operacionit të gjërë anti-kanabis të koduar si “Agimi”.

Të arrestuarit dhe veprat penale që akuzohen janë:

Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj,  Refik Deliu ,  Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Sipas Policisë,  janë vënë në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim,  babë e bir, Xhavit Kullaj dhe Dashamir Kullaj, banues në Halil, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis  të kultivuar në sera  dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;

E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç si  dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç,  banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve:

E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

OPERACIONI

Operacioni u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shteti dhe në të morën pjesë Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.

Policia e Shtetit njoftoi se në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim  parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Agimi”,  në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Bazuar  në të dhënat e mbledhura nga  monitorimet me drone të kryera  nga Policia e Shtetit dhe nga  ajëri të kryera me avion nga  GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë,  shërbimet e policisë  kanë kontrolluar  sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa,  kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular