HomeAktualitetZbulohet një varianti i ri i Covid, ekspertët japin alarmin

Zbulohet një varianti i ri i Covid, ekspertët japin alarmin

spot_img

Vietnami ka zbuluar një variant të ri të Covid që sipas studimeve të deritanishme është një kombinim i variantit indian dhe atij britanik. BBC raporton se sipas të dhënave të deritanishme ky variant mund të përhapet shumë shpejt nga ajri dhe shihet si një ndër variantet më të rrezikshëm.

Zyrtarët e Vietnamit kanë dhënë alarmin, pasi varianti i ri i Covid është një kombinimin mes mutacioneve që janë zbuluar në Indi dhe Britani. Ministri i Shëndetësisë së Vietnamit, Nguyen Thanh Long, u shpreh se mutacioni i fundit të është “shumë i rrezikshëm“

Deri tani është zbuluar se varianti i ri hibrid ishte më i transmetueshëm sesa versionet e njohura më parë. Ky variant i ri është duke u studiuar dhe zyrtarët e shtetit kanë thënë se kodi gjenetik do të jetë publik shumë shpejt.

Deri tani mutacionet e Covid kanë qenë më të rrezikshme se varianti i parë, por studimet kanë treguar se vaksinat kanë qenë efektive dhe ulet rreziku për infektim pas dy dozave.

Ashtu si me versionin origjinal, rreziku mbetet më i lartë për njerëzit që janë të moshuar ose kanë gjendje të konsiderueshme themelore shëndetësore.

Por një virus duke qenë më infektues dhe po aq i rrezikshëm në vetvete do të çojë në më shumë vdekje në një popullatë të pavaksinuar.

Vietnami ka parë një rritje në rastet e Covid-19 në javët e fundit. Vendi ka regjistruar më shumë se 6,700 raste koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre, më shumë se gjysma janë regjistruar që nga fundi i Prillit të këtij viti. Ky shtet gjithashtu ka regjistruar 47 vdekje të lidhura me Covid, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular