HomeOP EDPse mbështes Lulzim Bashën!

Pse mbështes Lulzim Bashën!

Advertismentspot_img

Nga Komentina Drini

Në procesin Zgjedhorë të Kreut të PD-së, jam në çdo orë dhe minutë në krah të Lulzim Bashës, sepse Lufta ime është kundër Edi Ramës !

E vetmja ‘e keqe’ e Lulzim Bashës është se është një njeri i drejtë i ligjit, në një sistem të padrejtë e të paligjshëm.

Të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë ka ndodhur në këtë Proces Zgjedhor të 25 Prillit dhe që ky Proces akoma nuk ka përfunduar sepse:

• Blerja e votës ka qenë një fenomen masiv;

• Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë;

• Procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet;

• Të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën në mënyrë kriminale nga Patronazhistët.

• Emigrantëve ju mohua e drejta për të votuar;

• Lejet e legalizimit , Kontratat e Konçesionit, Fondet e Tërmetit si dhe shpërblime të tjera të kësaj natyre u keqpërdorën për të siguruar votën e zgjedhësve;

Prandaj kjo masakër zgjedhore duhet të na bëjë më të fortë dhe më të mëdhenjë sesa hymë në këto zgjedhje, që të mos lejojmë që përҫarja dhe mosbesimi të jenë aset i vyer për Edi Ramën dhe Strukturat e tija !

Duhet të punojmë të gjithë bashkë, që të ndihmojmë drejtësinë me fakte e të dhëna për të gjitha krimet zgjedhore që zbardhin të vërtetat e këtij procesi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular