Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Shkodër, ku vëllai qëlloi për vdekje me thikë motrën e tij.
Mësohet se gruaja, Diana Vuka 58 vjeçe kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi jetonte në Gjermani.
Mbrëmjen e sotme ajo u vra nga vëllai i saj, Fabian Vuka, i cili u arrestua menjëherë nga policia.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 22:45 minuta.
Panorama.al ka siguruar edhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur krimi.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vrasjes.







