Mëson se në vrasjen e 48-vjeçarit Gramoz Mema në Ksamil dyshohet se janë përfshirë 4 persona.
Personat kanë qëlluar në drejtim të Memës, duke i shkaktuar atij plagë në trup, nga të cilat nuk mundi dot të mbijetojë.
Ndërkohë policia thotë se po punon për të kapur autorët.
Sarandë/Informacion parparak
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve. Panorama








