Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Heronjtë” në Shkodër.
Mësohet se vëllai, F.B ka vrarë motrën e tij, D.B.
Mësohet se shtetasi F.B është prangosur pas vrasjes.
Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë 3 ditë më parë, ndërsa i vëllai e mbante kufomën brenda banesës
Megjithatë do të jetë ekspertiza qe do ta përcaktojë saktë nëse një gjë e tillë është e vërtetë.
Dyshohet se ai ka qenë i alkoolizuar në momentin e krimit.
Trupi i pajete i viktimës është dërguar në morg, ndërsa ai do të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për sqarimin e ngjarjes.
Shefi i komisariatit të Policisë Shkodër, Paulin Çupi ka dhënë detaje të reja në lidhje me krimin në familje, ku vëllai vrau me armë zjarri motrën e tij.
Sipas tij, gruaja prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me njerëzit e saj të afërm.
“Rreth orës 22:30 është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vuka ka humbur kontaktet me familjarët. Kemi organizuar shërbimet e policisë, verifikimi i parë është bërë në banesën e kësaj shtetase dhe është konstatuar e pajetë, Diana Vuka.
Është ushtruar kontrolli dhe në zonën rreth shtëpisë është ndaluar vëllai i saj, Fabian Vuka, autori i dyshuar. Po kryhen veprimet, kemi të bëjmë me një krim brenda familjes. Diana Vuka është emigrante në Gjermani dhe kishte 2-3 ditë që kishte ardhur”, tha Çupi.
Shefi i policisë tha se dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur me armë silenciator dhe se krimi mund te jetë kryer nje dite me pare.
Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.







