HomeKronikePunëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali, ishte duke prerë pemë në...

Punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali, ishte duke prerë pemë në një zonë të pyllëzuar. Detajet si ndodhi ngjarja

Advertismentspot_img

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, ndërkohë që ishte duke punuar. Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në pyjet e Pescolancianos, ku punëtori shqiptar ishte duke prerë një pemë.

44-vjeçari ishte punëtor i një ndërmarrje pyjore, por ende nuk dihen rrethanat si humbi jetën.

Incidenti u regjistrua mesditën e sotme (23 qershor) rreth orës 12:30, ndërsa për ngjarjen u lajmëruan edhe Trupat Kombëtar të Shpëtimit.

Vendi ku ndodhi ngjarja është shumë larg zonave të banuara, kështu që ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit ishte e vështirë dhe ata vetëm sa konfirmuan vdekjen e shqiptarit.

Ndërkohë nga autoritetet po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular