HomeEkonomiDita Kombëtare e Vaji të Ullirit në Vlorë

Dita Kombëtare e Vaji të Ullirit në Vlorë

spot_img

Aktivitet ndërgjegjësues për promovimin dhe financimin e të gjithë zinxhirit të përpunimit të Vajit të Ullirit.

Në qytetin e Vlorës u organizua në fundjavën e 19 Qershorit 2021 aktiviteti i përvitshëm për promovimin e produktit të ullirit dhe vajit të ullirit. Në aktivitetin e organizuar nga shoqata “Nucleus Albania”, morrën pjesë përfaqësues të industrisë se përpunimit të Vajit të Ullirit,  nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural – MZHBR, me pwrfaqwsues z. Irfan Tarelli, Bashkia Vlorw e pwrfaqwsuar nga Zj. Aulona Veizi, Qendra e Transferimit të Teknologjisë Bujqësi –  QTTB Vlorë, Shkolla Tregtare Vlorë, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, Institucionet financiare dhe jo-financiare si FED invest, Qendra ABA  dhe Banka OTP Albania.

Mesazhi i këtij aktiviteti është promovimi i produkteve shqiptare, sidomos gatimeve me vaj ulliri, i lidhjes së fermerëve dhe prodhuesëve me institucione të kërkimit si QTTV – Qendra e Transferimit të Teknologjive Vlorë, lidhjes me Institucionet Financiare që mbështesin këto grupe interesi për investime, inovacion dhe zgjerim, lidhje me institucione jo – financiare e arsimore për t’u bërë promotor të transferimit të vlerave.

Nga MBZHR ishte i pranishëm z.Irfan Tarelli, Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, ku theksoi se të tillë evente janë të rëndënsishme dhe vlerësoi cilësitë e ullirit përtej frutit, i shtrirë në të gjithë hallkat e zinxhirit të vlerës dhe i lidhur tërësisht me natyrën dhe biodiversitetin.

Aktiviteti i shërbeu bizneseve të forcojnë lidhjet mes tyre, si dhe të njihen me skemat e mbështetjes me subvencione nga buxheti i Qeverisë Shqiptare nëpërmjet instrumentave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe mbështetjen që do të fillojë me financim të Bashkimit Evropian nëpërmjet Programi IPARD III si Instrumenti i Asistencës së Para – Aderimit në Bashkimin Evropian.

Pwr mw teper bizneset kishin mundesinë të njihen nga afër edhe me skemat e kreditimit dhe mbështetjen teknike të ofruar nga FED invest, Qendra ABA nëpërmjet aplikacionit ABA Online dhe nga Banka OTP Albania.

Në aktivitet u prezantuan aktivitetet dhe shërbimet e Qendrës ABA, të cilat reflektohet në kohë reale në platformen digjitale ABA Online për të arritur jo vetëm tek anëtarët FED invest, por tek çdo fermer në mbarë vendin. Pjesëmarrësit në aktivitet u regjistruan në plaftormë dhe u inkurajuan të bashkëpunonin me Qendrën ABA.

FED invest ndër vite ka financuar të gjithë zinxhirin e vlerës që lidhet me vajin e ullirit që nga fermeri më i vogël që prodhonon varietetin e ullirit dhe kujdeset çdo ditë për të deri tek prodhuesit dhe përpunuesit e mëdhenj tek grumblluesit, prodhuesit e vegjël dhe të madh ku mund të përmendim fabrika në zona të ndryshme si ne Llakatund, Novoselë, Lukovë etj.

FED invest edhe në ketë situatë të vështirë demostroi qëndrueshmeri financiare ku portofoli i kredidhënies arriti vlerën 4.4 miliardë lekw dhe i depozitave  4.4 miliardw lekw. Në 2020 janë disbursuar rreth  5 000 kredi. Mbi 54 % e volumit të kredidhënies është disbursuar në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë. FED invest i shërben 75 000 anëtarëve ku mbi 60 % e tyre jetojnë në fshat.

FED invest, prej 29 vitesh, ofron konsulence dhe ekspertizë përmes një stafi të specializuar që mbështet te gjithe fermeret gjatë të gjithë periudhës së financimit, sidomos ndaj shtresave me akses të kufizuar në sektorin bankar.

FED invest

GJITHMONE

FINANCE SOCIALE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular