HomeKronikeEMRI/Grushta, grushta, shqelma! Dhunohet avokati në Sarandë, shoqërohen disa persona

EMRI/Grushta, grushta, shqelma! Dhunohet avokati në Sarandë, shoqërohen disa persona

spot_img

Një 39-vjeçar, me profesion avokat, është dhunuar me sende të forta nga disa persona pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se është dhunuar Marjel Mejdini, ndërsa ngjarja u regjistrua në afërsi të portit.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, por nuk bëhen me dije të tjera detaje.

39-vjeçari, avokat në Dhomën e Tiranës, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular