HomeKronikeHetim pasuror për dosjen 'Shpirti', SPAK kalon në sitë pasuritë e 24...

Hetim pasuror për dosjen ‘Shpirti’, SPAK kalon në sitë pasuritë e 24 trafikantëve

spot_img

Nën dyshimin se paratë e përfituara nga trafiku i kanabisi janë investuar në forma të ndryshme në vend, SPAK është duke kryer hetime pasurore për 24 trafikantët e dosjes “Shpirti”, ndër ta edhe për dy shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. SPAK është duke verifikuar të gjitha pasuritë dhe bizneset për të parë nëse justifikohen me burime të ligjshme.

24 trafikantët, ndër ta edhe 2  shoqëruesit e ish Ministrit Saimir Tahiri  të hetuar në dosjen “Shpirti” po i nënshtrohen hetimit pasuror nga ana e Prokurorisë së Posaçme e cila është duke i hetuar ata edhe për “Pastrim parash”.

SPAK e konsideron hetimin penal për këta persona të mbyllur, ndërsa ka kryer veprime në terren për identifikimin e pasurive dhe vlerësimin nëse justifikohen apo jo.

Burimet nga SPAK thanë  se janë një sërë pasurish në emër të këtyre personave dhe të lidhurve me ta që po verifikohen. Hetuesit kanë kërkuar informacion për pasuritë e të arrestuarve në bankat e nivelit të dytë dhe hipotekë për identifikimin e pasurive të paluajtshme.

Gjithashtu, gjatë fazës së hetimit penal, por edhe gjatë operacionit të parë “Shefi” janë bërë një sërë sekuestrimesh nga ana e SPAK. Kjo e fundit ka dyshime se vlerat monetare të siguruara nga trafikimi i kanabisit janë investuar me qëllim pastrimin e tyre në Shqipëri në fushën e ndërtimit dhe hapjes së  bizneseve të ndryshime.

Verifikimit të pasurisë duket se nuk do i shpëtojnë as prokurori Maksim Sota, drejtuesi i Policisë Ilirjan Balla dhe dy zyrtarëve të tjerë të akuzuar se kanë lehtësuar aktivitetin kriminal të këtij grupi në vitet 2016-2017, pasi ka dyshime se kanë përfituar vlera monetare dhe të mira materiale.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular