HomeKronikeVrau gruan dhe veten/ Zbulohen detaje të reja, konflikti që solli dy...

Vrau gruan dhe veten/ Zbulohen detaje të reja, konflikti që solli dy viktima në Shkodër

spot_img

Zbulohen detaje të reja nga krimi në familje që tronditi Shkodrën, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla qëlloi me automatik bashkëshorten e tij 83-vjeçare Sanije, e më pas e ka drejtuar armën edhe nga vetja, duke i dhënë fund jetës

Kanë qenë fqinjët ata që kanë bërë denoncimin në polici pasi nuk i kishin parë të moshuarit prej 3 ditësh, ndërsa trupat u gjetën të pajetë në banesën e tyre

Mësohet se çifti kanë pasur vazhdimisht përplasje dhe konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin

çifti i moshuar kishte tre fëmijë, që jetonin prej vitesh jashtë shtetit, në SHBA dhe Gjermani. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 79-vjeçari kohët e fundit kishte probleme me depresionin, pasi kishte marrë dhe ilaçe për t’u kuruar.

Mbetet ende mister se çfarë e çoi të moshuarin vriste bashkëshorten dhe veten

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular