HomeKronikeE rëndë/Persona të panjohur lënë të vdekur një 20-vjeçare në derën e...

E rëndë/Persona të panjohur lënë të vdekur një 20-vjeçare në derën e spitalit në…

spot_imgspot_img

Një vajzë rreth moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e spitalit të Ferizajt në Kosovë. Ajo është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë gjetur mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet” – tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai shtoi se nuk dihet asgjë për personat që e kanë dërguar viktimën në spital.

“Viktimën e kanë sjellë disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital, por vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente” – tha ai.

Veseli ka bërë të ditur se janë duke grumbulluar informacione shtesë dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular