HomeKronikeKokëqethur, duke parë kameran në sy! Komunikimet dhe celulari "fundosën" autorin e...

Kokëqethur, duke parë kameran në sy! Komunikimet dhe celulari “fundosën” autorin e vrasjes së Xhuljan Bullarit

spot_img

Zbulohet taktika që përdori Policia për të zbuluar autorin e vrasjes së Xhuljan Bullarit. 25-vjeçari u gjet i vrarë në makinë dhe menjëherë Policia dyshoi se autori ishte një mik i afërm ose familjar

Menjëherë u mor aparati celular i 25-vjeçarit për të nxjerrë të gjitha kontaktet dhe Policia bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës.
Menjëherë lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.

Për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun duke e lënë të vrarë teksa pas 4 ditësh u arrestua larg nga vendi i ngjarjes, në ‘’Bllok’’ të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Bledar Selmanaj, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, është gjetur e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autori i dyshuar, shtetasi Bledar Selmanaj kishte njohje të mëparshme me viktimën, të cilin dyshohet se e ka vrarë për motive të dobëta, me armë zjarri, mbrëmjen e datës 20.08.2021”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular