HomeAktualitetNdryshojnë rregullat e kalimit për në Maqedoninë e Veriut, çfarë duhet të...

Ndryshojnë rregullat e kalimit për në Maqedoninë e Veriut, çfarë duhet të dispononi për të kaluar në kufi

spot_img

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar rregullat për hyrjet në pikat kufitare të territorit të saj.  Duke filluar nga data 1 Shtator të gjithë ata të cilët do të duhet të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut do të duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit ose të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Ndërkohë që shtetasit që hyjnë tranzit në Maqedoni do të duhet të plotësojnë një deklaratë në kufi.

Njoftimi i plotë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular