Gazetari investigativ Artan Hoxha gjatë një interviste në edicionin informativ në ABC, ka deklaruar se në Shqipëri ka hyrë kanabisi i quajtur “Gorilla”. Kjo bimë është ndër më të kërkuarat në vendet e BE dhe njihet me këtë emër për shkak të forcës që ka.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, kjo bimë e re, që ka hyrë për herë të parë në Shqipëri duhen vetëm 60 ditë përkujdesje që ajo të japë rezultate.
Hoxha ka shpjeguar se trafikantët kanë përdorur tranzicionin e qeverisë nga zgjedhjet deri në formimin e qeverisë së re për të kultivuar kanabisin.
Artan Hoxha: Kanabisi në Shqipëri është vend origjine. Pamë një operacion të Europolit. Pame disa të arrestuar nga Puka dhe ishte një kanabis që prodhohej nga shqiptarët në Spanjë për tu shitur në Gjermani. Spanja kanabisin e merr nga Maroku. Shqiptarët e prodhojnë në Spanjë për ta treguar në Gjermani. Spanja i ka ligjet e dënimet më të ulëta. Në prag zgjedhjesh ka rritje të mbjelljes së kanabisit. Zgjedhjet u çuan në prill. Dhe nga momenti i zgjedhjeve nga 25 prilli dhe deri më datë 10… ngeli një periudhë e madhe kohe dhe trafikantët u përpoqën që me një lloj heshtje apo miratimi. Pra kryeministri nuk lëshon VKM por ka një tolerancë. Nga 25 prilli dhe deri kur të formohet qeveria e re institucionet nuk janë në maksimumin e tyre. KM tha brenda 100 ditëve duam që të jetë rendi dhe siguria.
Gazetari Artan Hoxha, ka treguar se kjo bimë ka të veçantë, fuqinë e sajë dhe për këtë arsye ka marrë edhe emrin Gorilla. Sipas tij në krahasim me bimët e tjera që e kanë THC 14-16%, Gorilla përqendrimin e THC e ka 25%.
Më tej gazetari Hoxha ka shpjeguar se bima ishte ndarë në disa kate dhe prodhimi ishte maksimal.
Hoxha: E reja është kjo. Kam lëvizur nga jugu në veri në 3 javë kam parë shumë male. Përveç farës tradicionale në Shqipëri. Kjo bimë brenda këtij 100 ditësh. U kultivua një farë e re. Do vetëm 60 ditë në tokë. Është hibrid. I krijuar në laborator në Spanjë. Është krijuar kjo farë që ata që e përdorin e dinë se quhet gorilla. Kjo quhet Gorilla prej fuqisë që ka. Deri tani THC i kultivuar më parë ka qenë nga 14 deri në 16 %. Kjo e ka 25 % gati dyfishi. Është një esencë shumë e fuqishme. Parametrat përveç fuqisë që ka, është e qëndrueshme dhe nuk ka kolpo. Ajo ka qenë në momentet e pjekjes. Kjo ministrja e re që ka qenë drejtore e AZHBRS duhet të merret si përdoret toka. Ka tubacion në çdo rrënjë me pika. Si përdoret me vreshta me rrush. Është investim. Kishte solucion për ngjyrën e bardhë. Për estetikë dhe për të dhënë më shumë. Gorilla do vetëm 60 ditë 8-9 javë. Në parcelën që kam hyrë unë. Ata që e kanë kultivuar kishin rendiment maksimal. Nga një degë kryesore e kanë nxjerrë me 5 kate. Në varësi të trajtimit. Ko lloj bime i ka dhënë mundësi që të marri prodhim deri në fund me dorë të parë dorë të dytë dhe dorë të tretë. Spanja ka prodhuar farën. Dhe prodhimi i sigurt vjen fara nga jashtë se është e kontrolluar. Fara e vendit del mashkull që ska produkt. Por në këtë rast kultivimi i kësaj bime është në 60 ditë.”