HomeKronikeShkon në 14 numri i viktimave në spitalin e Tetovës, prokuroria: Analiza...

Shkon në 14 numri i viktimave në spitalin e Tetovës, prokuroria: Analiza e ADN-së do t’i identifikojë

Advertismentspot_img

Disa nga viktimat në Tetovë kanë pësuar djegie të mëdha, derisa është vështirë të identifikohen.

Sipas një komunikate për media nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se për identifikimin e disa viktimave, duhet të bëhen analiza të ADN-së, transmeton Alsat.

Po ashtu, sipas kësaj komunikate, për momentin janë konfirmuar se ka 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular