HomeKronikeBurri që vrau gruan dhe veten, punonte në Bashki/ Djali po pinte...

Burri që vrau gruan dhe veten, punonte në Bashki/ Djali po pinte kafe, si e mësoi nga lokali se…

spot_img

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga krimi i dyfishtë në Divjakë, ku Hekuran Rrasa, 58 vjeç, vrau me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe. Pas krimit makabër, 58-vjeçari më pas ka vrarë dhe veten.

Vëllai i atorit ka deklaruar për mediat, se çifti që mbeti i vrarë, ishte keq nga gjendja ekonomike. Sipas tij, ata kishin debatet e tyre lidhur me këto gjëra, por nuk mban mend që i vëllai të kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ai zbulon edhe sesi njoftoi djalin e çiftit për krimin makabër, i cili momentin që ndodhi vrasje ishte duke pirë kafe.

“Ishin pak dobët nga ekonomia, nuk kishin. Mbase nga kjo janë zënë. Për punë lekësh.Nipin e lajmërova unë, i thashë ik njëherë tek shtëpia kur dëgjuam krismat. Po pi kafe më tha. Lërë dhe hajde shpejt”, tha vëllai i autorit të krimit.

Ndërsa një kushëri i Hekuranit, ka zbuluar për mediat se 58 vjeçari që vrau bashkëshorten, punonte në bashki.

“Ka qenë mirë. Ne e kemi kushëri. Të ishte tamam nuk do e bënte këtë. Në punë ishte, punonte në Bashki jo nuk merrte mjekime. “– thotë kushëriri i tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular