HomeKronikeVajza refuzoi propozimin për martesë! 31-vjeçari i futet në shtëpi, KËRCËNON 20-vjeçaren...

Vajza refuzoi propozimin për martesë! 31-vjeçari i futet në shtëpi, KËRCËNON 20-vjeçaren në…

Advertismentspot_img

Një 20-vjeçare është kërcënuar pasi refuzoi propozimin për martesë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kuçovës, në banesën e vajzës së re.

Policia ka mundur të arrestojë 31-vjeçarin me inicialet B.C, pasi ky i fundit ka hyrë pa leje në banesën e 20-vjeçares. Ai e ka kërcënuar dhe shtrënguar në mënyrë që e reja ta pranonte propozimin e tij për martesë

I riu tashmë është vënë në pranga dhe materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Beratit.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular