HomeKryesoreRealiteti i sipërmarrjes dhe biznesit në Shqiperi është i dhimbshëm. Klima e...

Realiteti i sipërmarrjes dhe biznesit në Shqiperi është i dhimbshëm. Klima e Biznesit përkeqësohet çdo vit

spot_img
Nga Flamur Hoxha

Të nderuar qytetarë
Zonja dhe zotërinj
Dy fjale dua ti them sot ne fjalimin tim te dytë duke perfituar nga prezenca juaj nga kjo foltore pas asaj seance maratone deri në mengjes ku pothuajse asnjë nga ju nuk ishit present.
Si deputet për herë te parë me kenaqesi do uroja suksese në fillimet e kësaj legjislature të re të përfaqësuesve te popullit shqiptar.
Do t’i uroja të gjithë ju, por sinqerisht nuk mundem, nuk e bej dot pasi ju realisht nuk jeni mazhoranca morale e ketij Parlamenti.
Nje pjese e juaja por jo të gjithë për hir të së vërtetës, dolen nga fushata elektorale e 25 prillit 2021 të fituar pa dinjitet e në ato menyra që vetem ju dini t’i beni duke deformuar vullnetin e shqiptarëve në diten me diell në prani edhe te nderkombetareve.
Ne realitetin e Qarkut Kukës ku kishit deklaruar nga kjo sallë se do ta merrnit me cdo kusht, tentuat me cdo mënyre dhe në këto zgjedhje dolët me mbi 10000 vota diferencë se 2017, afërsisht 30% e votuesve te qarkut.
Uroj dhe do të kontriboj me cdo gjë që sa më shpejt shqiptaret te kene zhgjedhje te lira dhe të ndershme, zhgjedhjet qe meritojne si nje vend normal demokratik dhe po perifrazoj nje varg te poetit martir Havzi Nela ”Si jeta dhe vdekja, po ashtu edhe ky Parlament, duhen meritue”.
Në rendin e dites kemi dekretin i Presidentit që në argumentimin dhe arsyetimin përkatës në dekret del qarte që ndryshimet e propozuara në aktin normativ nuk përgjigjen me ndonje nevojë apo urgjence dhe në ketë situatë qeveria ka gjithë tagrin për të analizuar termat makro dhe mikro të ekonomisë së vendit, kohën në dispozicion për hartimin dhe ndryshimin e projektligjeve të buxhetit dhe te politikave e instrumentave te nevojshme per perballimin e veshtiresive.
Gjithashtu akti normativ rrezikon qëndrueshmërinë financiare te vëndit, sjell mundesinë reale të rritjes së borxhit publik si dhe mos respektimit të disiplinës financiare të administrimit fiskal në drejtim te burimeve dhe të rritjes së shpenzimeve publike ku FMN thekson moderimin e tyre. Mbeshtetja e ekonomise me stimuj fiskal nuk mund të vijë nga rritja e shpenzimeve publike e cila ka rritur deficitin buxhetor, duke rritur për rrjedhoje borxhin publik.
Në kushtet e rimëkëmbjes ekonomike mbas termetit e pandemise vendi ynë vijon te mbetet në vendet e fundit të rajonit me nivelin me të ulet te mbeshtetjes fiskale e financiare të sipermarrjes në tërësi.
Realiteti i sipermarrjes dhe biznesit në Shqiperi është i dhimbshëm me Klimen e Biznesit që përkeqësohet cdo vit.
Shqiperia renditet në vëndet e vështira për të bërë biznes e thënë edhe dje nga dhoma biznesi dhe përfaqësi të huaja, ende një nga vëndet më të korruptuara në Europe, me konkurrencë të padrejte dhe mungesë të transparences në prokurime publike, me pak investime te huaja, me pak punesime, eksporte e sherbime.
Do deshiroja që ky realitet të ishte ndryshe, që biznesi dhe sipermarrja prodhuese te luante nje rol pozitiv në shtimin e te ardhurave, në rritjen e punesimit, të investimeve dhe performances, në rritjen e eksporteve.
Njoh e takoj me dhjetra e dhjetra biznese dhe fatkeqësisht ju them se situata eshte dëshpëruese, jane rritur taksat e tatimet, cmimi i shtrenjtë i naftës dhe rritja e cmimit të energjisë elektrike qe tani nuk dihet sa do të shkojë, duke renduar barren fiskale dhe rritur kostot e prodhimit te cilat jane me të lartat ne rajon. E ajo që ka kohë që ndodh është largimi dhe emigrimi masiv i shqiptarëve të çdo moshe duke sjelle mungesën e forcës aktive të punës , ku shumë ndermarrje do boshatisen e mbyllen e bashke me ta nuk do kemi më sipërmarrës, me prejashtim të atyre që bejnë biznes me burime financiare te dyshimta apo tendera të sigurtë pa garë nga fondet e buxhetit te shtetit, te taksa paguesve shqiptarë.
Per këtë arsye Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë PRO Dekretit të Presidentit për kthimin e ligjit nr 86/2021 “per miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr 25 dt 22.6.2021, të Këshillit të Ministrave “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 9936 dt 26.6.2008 “për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë “, të ndyshuar”
Faleminderit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular