HomeAktualitet“Nuk isha dakord që të ktheheshit”/ Qytetari demokrat kritik ndaj Berishës: Nuk...

“Nuk isha dakord që të ktheheshit”/ Qytetari demokrat kritik ndaj Berishës: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marrsh nga ditët tona”

spot_img

Gjatë takimit me demokratët e Korçës, ish-kryeministri Sali Berisha është përballur edhe me kritika.

Një prej tyre u shpreh se nuk ishte dakord që Sali Berisha të riktheheshe sërish.

Qytetari po ashtu u shpreh se nuk mund të ndihmohet Partia Demokratike duke thënë “marrsh nga ditët tona”.

Qytetari: Je me fat që ke një mbështetje kaq të madhe. Por une nuk do isha dakord që të ktheheshit.

Sali Berisha: Nuk isha vetë dakord për tu kthyer.

Qytetari: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marrsh nga ditët tona”. Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar dhe në aspektin njerëzor familjes suaj nuk i ndodh asgjë. Por unë kam nevojë për disa përgjigje, Bashën e kam kritikuar 8 vjet para. Ju keni kërkuar ndjesë, po ndjesë pas 8 vitesh gabime të njëpasnjëshme të Bashës dëmi është bërë dhe unë do ish ai lindur sikur në 2013 e emëruar se ishte djalë i ri europian, por në 2017 ai bëri një marrëveshje me Ramën kokë më kohë, pastaj doli nga parlamenti.

Sali Berisha: Të falënderoj për ndërhyrjen, do të saktësoj vetëm një moment. Unë e kam mbështetur me të gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë, për këtë të garantoj. Pse? Unë dhashë dorëheqjen, kisha konceptin njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë, dhe asnjë tjetër përveç 2 personave nuk u paraqit për t’u kandiduar, dhe asnjërit nuk i kam thënë unë që kandidoni, kur u thashë që gara ishte e hapur, e mbështeta plotësisht.

“Po ecim drejt bllokimit përfundimtar të BE”/ Sali Berisha nga foltorja në Korçë akuzon Ramën: Gangsterët e Ballkanit krijuan projektin kundër procesit të Berlinit

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja me demokratët e Korçës ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç se krijuan projektin e minishengenit që është në kundërshtim me procesin e Berlinit.

Sipas Sali Berishës në këto 8 vite qeverisje, Shqipëria ka bërë vetëm regres dhe se me Ramën kryeministër po shkojmë drejt bllokimit përfundimtar të procesit të integrimit.

“Unë kam ardhur për të biseduar me ju, së bashku për një situatë kritike në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Kjo nuk është kritike se e themi ne për propagandë, por e vërteta është se 8 vitet që kaluan ishin në një formë apo tjetër vitet më të mbrapshta për këtë vend, pasi në vend të një përparimi, se vendet e lira me mirëqeverisje ecin pandalshëm, asgjë nuk ndal hapin e tyre. Disa më shpejt disa të tjera më ngadalë. Por ne në këto 8 vite kemi bërë regres të madh.

Nga kjo qeverisje Shqipëria u shndërrua në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Nga kjo qeverisje në Shqipëri u ndërtua sipas analistëve të shquar narko shteti. Shqipëria u shndërrua në qendra kriminale. Nga kjo qeverisje Shqipëria u ngjit në vendin e dytë më të korruptuar në botë.

520 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria. Nga kjo qeverisje Shqipëria sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon

Nga kjo qeverisje ne humbëm integrimin në Bashkimin Evropian. Integrimi Evropian është interes madhor kombëtar për në Evropë, por dy herë më shumë për ne shqiptarët. Ne e kemi patur të dhimbshme historinë. Falë rilindësve tanë u zgjuam si komb perëndimor.

Ku jemi ne 8 vjet? Ne 8 vjet po ecim drejt bllokimit përfundimtar të integrimit në BE po të jetë ky kryeministër.

Evropa për të na afruar ne krijoi një mekanizëm të quajtur procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit ishte një shans i madh. Gangsterët e Ballkanit krijuan projektin e tyre, minishengenin. Këtë e krijoi Vucic, sepse e di ai që për të dyert e Evropës janë të mbyllur.

Ai gjen dy vasalë, Edi Ramën dhe Zaevin dhe krijon një nismë që i kundërvihet nismës së Berlinit.

Nëse ne nuk ndërgjegjësohemi ne do të mbetemi ndoshta përfundimisht jashtë rrugës evropiane”, tha ndër të tjera Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular