HomeKryesoreVIDEO/Ndeshje historike e Armando Brojës, goli i sulmuesit kuqezi i jep fitoren...

VIDEO/Ndeshje historike e Armando Brojës, goli i sulmuesit kuqezi i jep fitoren e parë Sauthemptonit

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja startoi nga minuta e parë për Sauthemptonin në sfidën ndaj Lidsit duke debutuar për herë të parë si titullar në Premier Ligë.

Në minutën e 34-ët, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Lidsit.

Spektakël i dhuruar nga Broja që për pak sa nuk gjeti golin e parë në Premier Ligë. Sfida përfundoi me rezultatin 1-0 për Sauthemptonin, që me golin e Brojës merr fitoren e parë në këtë kampionat pasi në 7 sfidat e mëparshme kishte dështuar të triumfonte.

PANORAMASPORT.AL

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular