HomeKryesoreQëndrimi i Bashës/ Salianji: Ka ardhur koha që disa të vërteta të...

Qëndrimi i Bashës/ Salianji: Ka ardhur koha që disa të vërteta të thuhen. Ja pse vendimi për Berishën nuk është personal, koha do ta gjykojë

spot_img

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Ervin Salianji ka komentuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin Sali Berishës.

I ftuar në emisioni “Real Story” ai tha se nuk bëhet fjalë për një vendimmarrje emocionale apo personale, por në interes të PD-së. Ndër të tjera Salianji komentoi edhe deklaratat e Lulzim Bashës, duke u shprehur ka ardhur momenti që disa të vërteta duhen thënë.

Unë mendoj që duhej përballur si argument dhe duhet që të gjitha arsyet e atij vendimi të detyruar duhet shpjeguar. Nuk është vendimarrje emocionale, personale apo e marrë me mllef, por është vendimarrje në interes të Partisë Demokratike. Është shfrenim fantazie të mendosh që Basha ka pasur arsye personale. Interesi i PD-së dhe marrëdhëniet e pacënuara me SHBA-të janë të çështjet kryesore. Nëse PD-së i heq marrëdhëniet me SHBA-të gjeje se çfarë ndodh.

Të gjithë ata që tentojnë të përfudojnë nga kjo situatë duke krijuar tensione siç kanë krijuar parti në zgjedhje dhe tani dalin dhe bëjnë sikur këtyre iu dhimbset partia. Pavarësisht strategjisë së Bashës si kryetar ka ardhur momenti që disa të vërteta duhen thënë. Lulzim Basha pavarësisht përqyeshmërisë, kundërshtive, referendumit të bërë është kryetar i PD-së për 4 vite dhe e gjithë vendimarrja e tij do të gjykohet me kohën”- tha Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular