Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Një person është plagosur me thikë, në afërsi të shkollës “Fan Noli”.
Pjesë e konfliktit janë bërë 2 shoferë furgonash, të cilët po transportonin nxënës. Ata mësohet se janë konfliktuar për bllokimin e rrugës
Raportohet se personi i lënduar është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit.