Në lidhje me atentatin në autostradën Tiranë-Durrës, policia thotë se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Land Rover”, ku për pasojë një 35-vjeçar ka mbetur i vrarë.
Ende nuk informacione në lidhje me autorët apo edhe identitetin e viktimës, ndërsa policia sqaron se në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.