HomeKronikeEMRAT+FOTO/Po shkonin në punë, këta janë dy vëllezërit shqiptarë që humbën jetën...

EMRAT+FOTO/Po shkonin në punë, këta janë dy vëllezërit shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali

Advertismentspot_img

Mersin dhe Aklen Myftarago janë dy vëllezërit të cilët humbën jetën mëngjesin e së shtunës në Itali.

Shqiptarët që jetonin në Arcille, një fshat i Campagnatico ishin punëtorë bujqësie dhe mëngjesin e së shtunës ishin nisur për në punë: i vogli nga të dy kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij pret një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë.

Në aksidentin frontal mes dy makinave, nga përplasja mbeti i plagosur një tjetër shqiptar, Redion Arapi 28 vjeç, me banim në Scansano, i cili u transferua në Misericordia.

Ai po kthehej në mëngjes në shtëpi dhe sapo u shpëtua nga mjekët iu nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit.

Dy vëllezërit po udhëtonin me një Peugeot, i cili pas përplasjes së tmerrshme me makinën Audi të shqiptarit tjetër, i cili erdhi në drejtim të kundërt, përfundoi në gropën anësore të rrugës. Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular