HomeKryesoreE bujshme nga Italia, Murinjo po “studion” një tjetër futbollist të Kombëtares...

E bujshme nga Italia, Murinjo po “studion” një tjetër futbollist të Kombëtares kuqezi

spot_img

Marash Kumbulla mund të mos jetë në sezonin e ardhshëm i vetmi futbollist i përfaqësueses shqiptare në radhët e Romës. Nga Italia raportojnë se Zhoze Murinjo po studion me vëmendje një tjetër lojtar të talentuar shqiptar, me Romën e gatshme për të siguruar kartonin e tij në verë.

Gazetari i njohur për merkaton në Itali, Nikolo Shira, ka bërë të ditur se emri që verdhekuqtë po ndjekin është ai i djaloshit 19-vjeçar Kristjan Asllani, i cili ka shkëlqyer me Empolin në pjesën e dytë të sezonit duke luajtur me rregullsi edhe si titullar.

“Roma për mesfushën po ndjek dhe studion një talent që po shpërthen. Bëhet fjalë për regjisorin e Empolit, Asllani”, bëri të ditur Shira. Një hipotezë e bujshme, që shtone dhe më shumë listën e pretendentëve për mesfushori

Deri tani, në Itali raportohet se Interi, Milani, Napoli dhe Juventusi janë interesuar për shërbimet e tij dhe hyrja në garë e Romës sigurisht që do të bëjë edhe më të ndezur ankandin për djaloshin shqiptar i cili shpërtheu këtë vit mes profesionistëve. Kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro, por nëse vazhdon me këto ritme interesi për të, nuk është çudi që kjo shifër të rritet ndjeshëm.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular