Kryetari i PD në Sarandë, Vesel Koçia, përmes një reagimi në Facebook shkruan se nuk do të garojë për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, që do të mbahet nesër.
Reagimi i tij vjen pasi shprehet se ka parë emrin e tij në listën e bërë publike sot nga Komisioni i Rithemelimit.
Reagimi i plotë:
-Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj:
1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit,është produkt i një proçesi përjashtues,fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.
2)Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.
3)Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!
4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët!”, përfundon statusi i Vesel Koçia, kryetar në detyre i PD, Sarandë.