HomeKryesoreAlibeaj, pas takimeve me demokratet në veri: Do të bëjmë edhe në...

Alibeaj, pas takimeve me demokratet në veri: Do të bëjmë edhe në jug. Gati zgjedhje ballë për ballë me Ramën

Advertismentspot_img

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se grupi që ai përfaqëson në parlament ka qëndrim të unifikuar për amnistinë fiskale si dhe për pasaportat e arta. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se deputetët që ai përfaqëson i kanë thënë ‘Jo’ amnistisë fiskale si dhe pasaportave të arta, pasi sipias tij i hapin rrugë kriminalitetit në vend.

“Jo amnsistë fiskale, ky është qëndimi ynë i unifikuar. Po ashtu të njejtim qëndrim kemi për pasaportat e arta, kjo është shitja e nënshtetësisë shqiptare,” tha Alibeaj.

Alibeaj po ashtu është pyetur nga gazetarët nëse i njeh primaret që bën kreu i PD-së Sali Berisha, Alibeaj u shpreh se PD ka strukturat e saj.

“PD ka strukturat e saj, modusin e saj të përcaktuar në statut e rregullore, për këto përgjigjem unë”, shtoi ai.

Për takimin e ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha, për të cilin u pyët nëse merrte direktiva nga tij ende, Alibeaj tha takimi ka qenë me kryetarët e degëve të PD-së në zonën e veriut, ndërkohë që shtoi se javën e ardhshme do ketë takim me krerët e degëve të zonës së jugut.

Pyetje: Keni pasur dje një takim me përfaqësues të PD dhe zotin Basha, a i merrni direktivat si të bëni opozitë nga Basha?

Alibeaj: Janë deputetë të PD, takimi ishte me kryetarët e degëve zona e veriut, këtë javë do ketë me të jugut, është momenti tani që gjithë strukturat e PD, kryesia, këshilli kombëtar të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore, përballja me procesin zgjedhor lokal, ku janë të ftuar të gjithë ata që janë struktura. Ballë për ballë. Armiku kryesor i shqiptarëve është Edi Rama dhe regjimi të cilin ka ngritur, detyrim që të kemi një kandidat të gjithë atyre që janë kundër këtij regjimi duke përqafuar vlerat më të mira euroatlantike.

Pyetje: A nuk rrezikoni të përsërisni 6 marsin me këtë qasje?

Alibeaj: Armiku kryesor është Rama, bazuar në moral, konsistencë e koherencë të qendrimeve politike kjo është mënyra më e mirë. Si mundet Edi Rama? Me gjithë shqiptarët e ndershëm, të punës të cilëve u është rënë në qafë, zëri i të cilëve asnjëherë nuk ka kumbuar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular