Kryetari i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë për të zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj për zgjedhjet vendore 2023.
Një ditë më parë Presidenti Begaj nisi diskutimet me krerët e grupeve parlamentare si dhe drejtues të partive politike parlamentare.I pari në zyrën e Kreut të Shtetit mbërriti Oerd Bylykbashi në emër të grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike. Pas tij, në presidencë shkoi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Pas Metës shkuan edhe drejtues te partive politike të vogla të djathta, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule e Agron Duka. Në emër të tyre foli Mediu dhe u shpreh se 14 maji i jep kohë të marrin formë dhe 2 reformave të rëndësishme që pritet të kenë ndikim që në këto zgjedhje.








