Nga Orjola Pampuri
Prioritet sot eshte dhe duhet te jete vetem bashkimi i demokrateve pasi jemi ne prag te zgjedhjeve lokale.
Prioritet sot eshte dhe duhet te jete vetem bashkimi i demokrateve pasi jemi ne prag te zgjedhjeve lokale.
Te percare nuk mund te kemi te ardhme, nuk ka fitore, nuk e mundim dot kundershtarin tone politik.
Sot interesi personal, duhet te tejkalohet, dhe prioritet duhet te jete interesi i te gjithe demokrateve, dhe i te gjithe shqiptareve, qe jane lodhur nga korrupsioni, keq qeverisja, abuzimi me parate e taksapaguesve, e propaganda e kesaj qeverie.
Asgje nuk ka me vlere sesa bashkimi i bazes, dhe per kete sigurisht pergjegjesi kryesore ka e do te kete, lidershipi i te dy grupimeve, pasi jemi ne prag te zgjedhjeve lokale, dhe kundershtari yne politik, e ka nisur tashme punen ne terren.
Duhet te distancohemi nga gjuha e urrejtjes, ajo qe duhet te na bashkoje, duhet te jete beteja e perbashket perballe kundershtarit politik, Edi Rames.
Demokratet sot duan zgjidhje, dhe ate e presin nga te gjitha palet, te cilat jane perballe nje pergjegjesie shume te madhe.
Cdo hap i gabuar, i nxituar, me shume se kudo rendon mbi kurrizin e demokrateve.








