Nga Sherefedin Shehu
Rama i Dënon Pensionistet të hanë vetëm një Gjysëm Gjeli ne vit.
Rama i Dënon Pensionistet të hanë vetëm një Gjysëm Gjeli ne vit.
Pensionistet janë shtresa me të ardhurat më të ulëta por edhe me e keqpërdorura nga z. Rama. Me idealizmin e tyre “ndërtuan socializmin” që ju dha vetem varfëri dhe të gjithë pensionistet që punuan në atë periudhë janë më pak të paguar. Dhe Z. Rama ka 10 vjet që tallet me ta. Nuk ka ngritur asnjë lek pensionet dhe ju ka rritur faturat. Edhe sot z.Rama zgjodhi Tropojën për talljen e radhës ku njoftoi se pensionistët do të marrin një Gjysëm Gjeli në dhjetor. Për z. Rama pensionistët duhen vetem për vota dhe është shtresa që e përballon më së miri varfërinë. Prandaj edhe në buxhetin 2023 nuk ka vënë asnje lek për rritjen e pensioneve por vetëm për Gjysem Gjelin pas një viti. Pra i bie që kur çmimet e ushqimeve bazë janë rritur 20-50% pensionistët të shtrëngojnë rrypin, të votojnë PS-në dhe të presin fundin e 2023 që të mund të hanë një Gjysma-Gjeli. O nëna dhe baballarë, vëllezër dhe motra, djem dhe vajza! Duajeni atdheun, familjen dhe veten më shumë se Partinë.