Nga Mirela Karabina
Pēr fatin tonë tē keq, kjo po ndodh çdo ditë, manipulo e deformo tē vërtetën për interesa të ngushtë.
Kēshtu, ēshtë kaq e thjeshtë dhe e qartē se çfarë ka ndodhur me Foltoren dhe Rithemelimin, por manipulimi dhe deformimi ēshtë kaq i madh sa edhe media, nga padituria apo pēr konflikt interesi, e deklaron si të vërtetë.
Kuvendi i Rithemelimit më 11 Dhjetor ështē i paligjshëm pasi ēshtë shkelur Statuti i Partisë Demokratike, Kushtetuta e saj.
Mbajtjen e kuvendit duhej ta miratonte Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.
Dhe, 1/4 e anētarēsisë apo delegatëve ka vetëm inicativë propozimi dhe jo vendimarrēse.
Por nga Rithemelimi u shpall “revolucioni” dhe u shpērfillen organizmat brenda partisë.
Ēshtē e qartë!
Gjithashtu, Partia Demokratike ka pasur tē drejtën tē ishte palë në gjygj, por Gjygjtari Zhukri nē shkelje të hapur të ligjit, nuk e ka pranuar.
Me njē fjalë ēshtë si me u zhvilluar gjygj nē pronēn tënde dhe mos të pranohesh si palë.
Absurd, shkelje hapur e ligjit!
Ja kjo ēshtë e vērteta si drita e diellit, por manipulimi është i madh.
Këtë zgjatje të manipulimit e ndihmon dhe vonesa e vendimit tē Apelit qē mban peng jo vetēm Partinē Demokratike por gjithë shoqērinë shqiptare.
Pasi, në vend qē kjo forcë opozitare sot të ishte e fortë dhe alternativë e vērtetē qeverisëse pērballē këtij pushteti, ajo vepron me struktura paralele të paligjshme duke e ndarë copash partinë.
Dhe në këtë manipulim të madh bëhen pjesë edhe “ekspertët ligjorē” tē Rithemelimit që pēr të keqen e tyre, profesionalizmin ia kanë “falur” partisë dhe jo Shqipërisë.
Kjo i kalon kufijtë e logjikēs normale!
Por kemi dhe nje pjesē deputetēsh gojēkyçur dhe xhelatinozë që hallin e vet nuk e shfaqin dot, nuk “ e dinē” ku janē e çfarë të bëjnë, imagjino të mendosh që zgjidhin hallet e popullit…
Këta janë njē tjetër deformim, ai i tē qenurit “deputet”.
Manipulimi pērdoret nga ata qē kanë pushtet e fuqi, ndërsa pasojat i vuan shoqēria.
Por e vērteta zhytet dhe nuk mbytet, thotë Populli.
Ndaj, presim…