HomeKryesoreÇështja “McGonigal” në Parlament, deputetët e PD-së kërkojnë mocionin me debat me...

Çështja “McGonigal” në Parlament, deputetët e PD-së kërkojnë mocionin me debat me Kryeministrin

Advertismentspot_img

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Kuvendi mocion me debat pa limit kohor për seancën e nesërme parlamentare ku do të zhvillohet diskutimi për çështjen “McGonigal” dhe akuzat për lidhjet e tij me Kryeministrin Edi Rama

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët kërkojnë që në seancën e nesërme të kenë kohë pa limit për të diskutuar për çështjen “McGonigal”. “Bazuar në Nenin 31, pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh kërkon: 1. Ndryshimin e Rendit të ditës të seancës së datës 02.02.2023, ora 10:00; 2. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës së një Mocioni me Debat për çështjen e mësipërme; 3. Kërkojmë që Debati të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet. Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 2 shkurt 2023, ora 10:00, për të bërë ndryshimin e Rendit të ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme”, thuhet në kërkesën e deputetëve të PD-së.

HETIMI

Nënkryetari i PD-së, Luciano Boçi, u shpreh dje se drejtësia shqiptare duhet të marrë të pandehur Kryeministrin Edi Rama për skandalin e ‘McGonigal’. Ai tha se Partia Demokratike ka gati kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor dhe do të dorëzohet nesër. Në fjalën e tij Boçi tha se: “Tashmë drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, Rama me bashkëpunëtorët e tij është i hetuar. I takon drejtësisë shqiptare ta marrë të pandehur dhe të kërkojë dënimin e tij sipas veprave të shumta penale që ka në kurriz. Politikisht, ne si grup parlamentar do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor me firmat e shumicës së deputetëve me qëllim që të zbardhim këtë skandal të frymëzuar, iniciuar dhe realizuar nga Rama, kërkesa është gati dhe i dorëzohet nesër seancës pas marrjes së firmave”. Përveç Luçiano Boçit është edhe grupimi i Sali Berishës, i cili kërkon që Kryeministri Rama të merret si i pandehur nga drejtësia shqiptare. Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme plenre, pasi kërkon mocion për debat për çështjen e arrestimit të Charles McGonigal. Deputetët e Rithemelimit, pa firmën e Sali Berishës, kanë kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, që debati me mocion të mos jetë me limit kohor, për t’i dhënë sipas tyre kohë çdo deputeti që të shprehet. Grupi i deputetëve të Sali Berishës akuzojnë Kryeministrin Edi Rama si të përfshirë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, në një korrupsion ndërkombëtar, për të cilin thonë se ka minuar besimin e publikut për institucionet e shtetit shqiptar dhe cenimin e marrëdhënieve diplomatike ndërshtetërore ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë.

KONFERENCA E KRYETARËVE

Në përgjigjen e saj, Konferenca e Kryetarëve pranoi vetëm kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”. Do të jetë kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili do të ‘përballet’ me Kryeministrin Edi Rama, megjithëse ky i fundit ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë. Nuk dihet nëse Edi Rama do të marrë pjesë në interpelancën e kërkuar nga Alibeaj apo do t’ia delegojë atë një anëtari të kabinetit qeveritar. Vetë Rama ka pranuar se e ka takuar ish-zyrtarin e FBI-së, teksa ka theksuar se nuk ka as ai dhe asnjë person nga qeveria s’ka lidhje me hetimin në SHBA. Kërkesa e grupimit të Berishës është e dyta, pasi në seancën e kaluar plenare, kërkesa e tyre u rrëzua. Opozita ka akuzuar në bllok Ramën se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. Valentina Madami

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular