HESHTJE
Si hije mbas trupit tim
Ëndërr e pa realizuar ndonjëherë
Ecim së bashku mbi retë e bardha
Heshtja ime e preferuar
Më dëgjove dje dhe sot
Afër me qëndrove besnike
Fytyrën ma ledhatove ngadalë
Buzët m`i puthe pa ndalë
Duart e mija u ngrohen
Nga prania jote e butë
Edhe sytë m`u mbyllën ngadalë
Në të zgjuar ti ishe prapë aty
Heshtje të thash të dua
E ti më përqafove edhe më shumë
Ashtu sikur valët e detit
Më ty udhëtoj e sigurtë
E vetmja që nuk më tradhton
Ashtu afër më dëgjon
Nuk ma thua as një fjalë qe më lëndon
E unë të shtërngoj edhe më fortë!
ECA ME KOHËN
Eca në kohën e dhunës
Femër e dehur nga urdhëra hanibalësh
Ulur kokën edhe para një dashurie
Emocioni rri heshtur nën lëkurën time
Eca në kohën e luftës
Fshehur në grupin e grave të shumta
Aty ku askush nuk duhet të shoh
Frikë deri në palcën e ashtit
Eca në kohën e varfërisë
Loti rrjedhi shpesh në heshtje
Këmbët e ngrira nga të ftohtit
Barku bubullonte nga uria
Eca në kohën e paqës
Ku as gëzimi nuk kish kuptim
Humbe aq shumë vite boshe
Sa as paqa më nuk kishte lumturi
Eca edhe në kohen e vetmisë
Mendja më në fund e kuptoj
As lufta, varfëria e paqa
Nuk ecin po nuk ece ti.
NUK TË KUPTOVA
Nuk e kuptova thirrjen
Apo zërin tënd
Më ra si hije mbas shpine
Kur e ktheva kokën
Ah,ishte shumë vonë
Fluturova mbi retë e bardha
Ai zë më mbeti në shpirt
Sa shumë u mundova të lexoj
Me iku faqja e librit pa e parë
Kot u mundova ta di
Çfarë deshte të më thuash
Sikur peshku pa ujë mbeta
Nuk kisha tjetër e as atë që e deshta
U mërzita vërtetë shumë
Loti më rrjedhi pa pritur në faqe
M`u duk që u largova aq shumë
Me fjalët e tua që i mbaja në grusht
Nuk dija ku mbeta me mendime
Të doja edhe më shumë
Gabova që isha e sinqertë
Ashtu siç flisnim çdo herë!
Ty
Ty që ndeze zjarrë
Në trupin e ngrirë
Për ty që lotë derdha
Nga buzëqeshja e madhe
Ty që më qetësove
Atë natë që dhembje kisha
Ty që më dëgjove
E në fund më the të dua
Ty që nuk u largove
Kur isha e lënduar
Ty që më dhe forcë
Pa më prekur me duar
Ty që ma lexove mendjen
Vetëm pse isha duke te shkruar
Ty që më ngrite
Atë ditë që u rrëzova
Ty që më gëzon
Më një këngë kur ma dërgon
Ty që do të dua
Deri sa unë do jem në mua!
Ty!