Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku është hedhur në erë me eksploziv një hotel tre katësh. Hoteli ndodhej në bulevardin kryesor të qytetit, teksa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:54.
Sipas dëshmitarëve ka qenë një shpërthim i fuqishëm, e pandodhur në 30 vite, teksa nga shpërthimi janë dëmtuar biznese dhe ndërtesa të tjera.
Po kështu mësohet se hoteli ka qenë në pronësi të shtetasve Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka, por objekt procesesh gjyqësore. Biznesi ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.