HomeKronike“SPAK duhet të kishte nisur hetimet”- Milaim Zeka: Autoritetet e SHBA kanë...

“SPAK duhet të kishte nisur hetimet”- Milaim Zeka: Autoritetet e SHBA kanë zbarkuar në Shqipëri, do t’i shkojnë deri në fund ‘McGonigal’

spot_img

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka, në një intervistë të dhënë për “Panorama Tv”, është shprehur se SPAK duhet të kishte nisur hetimet për aferën “McGonigal”.

Zeka tha se në Shqipëri dhe Kosovë kanë mbërritur pjesëtarë të autoriteteve amerikane, për të hetuar për çështjen në fjalë, pasi sipas tij ata do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje. Zeka tha se megjithëse afera me ishagjentin e FBI-së është një çështje e një rëndësie të madhe, në Shqipëri kjo nuk përbën lajm, pasi sipas tij ne jemi një popull “Big Brother”-i. “Kemi një problem të madh te Berisha dhe Meta.

Ata për shkatërrimin e opozitës po nxjerrin si figurë qendrore Bashën. Me këtë problem duhet të merret drejtësia. Sigurisht që SPAK duhet të kishte nisur hetimet, pasi McGonigal ka një kompani të regjistruar në Shqipëri, bashkë me Nezën dhe atë tjetrin. Paratë me shumë mundësi janë marrë nga kompanitë në Shqipëri. Është e mjaftueshme që SPAK të kishte nisur hetimet. Për një aktivist të Vetëvendosjes, është marrë në pyetje nga Prokuroria për një problem të shumë viteve më parë. Unë jam në kontakt ditor me gazetarët amerikane, që kanë shkruar për skandalin McGonigal në Shqipëri.

Pavarësisht në çfarë pozicioni ndodhet një gazetar në Shqipëri, kanë dezinformuar edhe gazetarët atje. Ekziston një informacion vetëm që një grup mashtruesish, i lidhur me një personazh që jeton në Bruksel, kanë zhvatur 2 biznesmenë rusë”. Në komentet e tij, Zeka analizon edhe pozicionin e Kryeministrit Rama. Sipas tij, Rama nuk mund të merret i pandehur pasi drejtësia amerikane nuk ka vepruar as ndaj Agron Nezës, të etiketuar shpeshherë në media si njeriu ‘hije’ pas skandalit ‘McGonigal’. “Kam pak a shumë edhe si këshillë për kolegët e mi gazetarë. Përderisa FBI dhe autoritetet e drejtësisë amerikane nuk e kanë marrë të pandehur Agron Nezën që dorëzoi paratë te McGonigal, si mund të merret në pyetje Kryeministri Rama.

Për në vendin tonë, unë mendoj që përderisa jemi një popull i ‘Big Brother’-it, mos mendo që ka ndonjë efekt afera McGonigal. Te ne lajmi nuk përbën lajm. Rama brenda Shqipërisë po e ndjen veten si pasha. Autoritetet amerikane kanë zbarkuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje. Përse amerikanët nuk e morën në pyetje Sali Berishës përpara se të shpallej “non grata”. Nëse Kryeministri ka bërë çfarë do gjëje për të goditur opozitën, mendoj se do të ndëshkohet nga SHBA. Kryeministri shqiptar është shumë “Cool” dhe nuk ka asnjë lloj shqetësimi.

Rama nuk po ndihet i shqetësuar për afera shumë të mëdha brenda Shqipërisë dhe nëse nuk përballet me akuza që një njeri të thotë që “Rama më ka dhënë kaq para për të goditur opozitën”. Rama duhet të rrëzohet me skandalet e brendshme. Qofsha i gabuar, por po doli Rama dhe të thotë që e kam takuar shefin e FBI-së, pse mos ta takoja, Rama e ndien veten shumë komod”, është shprehur Zeka. Milaim Zeka ka komentuar edhe aktualitetin politik në vend, pas publikimit të çështjes “McGonigal” dhe akuzat e opozitës ndaj Kryeministrit Edi Rama se ky i fundit ka korruptuar një ish-zyrtar të FBI-së.

Zeka theksoi se Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një teatro të aktorëve politikë. Sipas tij, Kryeministri Rama mund të zgjedhë që të mos përgjigjet në Parlament për çështjen “McGonigal” dhe mund të japë sqarime në studio televizive. “Ka vite që Parlamenti i Shqipërisë, për fatin e keq, jemi infektuar dhe ne në Kosovë, janë shndërruar në teatro cirku. Aty dëgjon akuza, sharje, deri te kërcënime për zbulimin e jetës private të femrave ministre apo deputete. Për turpin më të madh, fëmijët tanë duhet të dëgjojnë përfaqësuesit e vet duke akuzuar njëri-tjetrin për gjëra banale. Rama mund të përzgjedhë studio televizive, mund t’i përgjigjet opozitës.

Me personat e FBI-së, janë takuar dhe Berisha e Ilir Meta, kanë ngrënë darkë. Janë të përfshirë në një kazan. S’mund të akuzojmë Ramën pse është takuar me McGonigal. Unë po flas si analist, pa u përzierë në pozitë dhe opozitë. Nuk flas këtu për të mbrojtur Edi Ramën. Jam kritik ndaj tij për politikën e brendshme. Ndërsa tentativat për të shndërruar miun në elefant, nuk mund të gënjesh njerëzit në Shqipëri. Këto janë problemet reale. Me keqpërdorimin maksimal të parasë publike”. Për sa u përket personave të tjerë që kanë marrë pjesë në takimin e McGonigal në Tiranë, Zeka bën me dije se duhen me shumë fakte.

E rëndësishme për të është nëse Rama është takuar me McGonigal në prani të kreut të SHISH, apo jo. “S’mund të themi që Rama është takuar me shefin e FBI-së dhe paska bërë krim. Para disa ditësh doli një dokument i firmosur nga Gazidedes, ku jepej urdhër që të futeshin në luftë jugu dhe veriu. Në Shqipëri s’ka drejtësi, gjykatat janë të dhunuara. Kemi çështje si ‘97-a, 21 janari, Gërdeci. Të merrej në pyetje Dorian Duçka dhe Neza. Unë e kam thënë që Agron Neza ka qëndruar më shumë me njerëz të opozitës, nga Rudina Hajdari deri te personazhet e tjerë. S’mund të dalë Berisha të thotë që nuk e njoh Agron Neza. Unë e kam thënë, në aspektin juridik duhet parë ligji nëse Rama e ka takuar McGonigal pa prezencën e shefit të SHISH. Ky është krim moral, ndërsa krim juridik është nëse vërtetohet që Rama ka dhënë paratë për të shkatërruar opozitën”, përfundon komentet e tij Milaim Zeka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular