HomeKronikeTë shtëna me armë zjarri në Hamburg të Gjermanisë, raportohet për disa...

Të shtëna me armë zjarri në Hamburg të Gjermanisë, raportohet për disa viktima

spot_imgspot_img

Të paktën 6 persona raportohet të jenë vrarë, në një sulm me armë që ka ndodhur të enjten mbrëma në qytetin Hamburg të Gjermanisë. Siç shkruan BBC, 7 persona të tjerë janë plagosur. S’dihen ende motivet e sulmit.

Sipas BBC-së, të shtënat me armë kanë ndodhur në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në zonën Alsterdorf, ndërsa autoritetet policore thanë se hetimet po vazhdojnë.

Ekipet e ambulancës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:00 sonte, një ose disa persona të panjohur qëlluan disa njerëz në një kishë. Rrugët në vendngjarjen janë mbyllur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, ndërsa Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve të zonës që të rrinë mbyllur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular