HomeSocialeNjë bum ilaçesh kundër obezitetit priten në të ardhmen

Një bum ilaçesh kundër obezitetit priten në të ardhmen

spot_img

Krejt papritur Ozempic ndodhet kudo. Ilaçi për rënien nga pesha që ai përmban, semaglutide, është një trajtim i fuqishëm për obezitetin. Dhe për shumë të famshëm të Hollivudit por dhe të TikTok është kthyer në sensacion. Në vetëm pak muaj, ky ilaç u konsiderua si revolucionar, me fuqinë për të ndryshuar përgjithmonë koceptet e shoqërisë mbi obezitetin dhe elegancën.

Dhe me siguri, një medicament si semaglutida është konsideruar e tillë për shkak se asnjëherë në historinë e mjekësisë një ilaç nuk ka funksionuar në humbjen dramatike të peshës tek kaq shumë njerëz.

E megjithatë Ozempic është larg të qenit perfekt. Edhe pse ilaçi ka ndikime të mëdha, kërkon injeksione javore, një tolerancë ndaj efekteve anësore të pakëndshme, për të mos folur më pas për shpenzimet për trajtim afatgjatë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA) ka dhënë “ok” për këtë product në fakt vetëm si një ilaç diabeti. Një dozë e madhe e semaglutidës, është miratuar për humbjen e peshës.

Prodhuar nga prodhuesi danez i barnave Novo Nordisk, semaglutide dominon tregun amerikan të humbjes së peshës tani, por mbretërimi i tij mund të jetë jetëshkurtër. Kërkesa kolosale për këto barna ka nxitur një konkurrencë në industrinë farmaceutike për të zhvilluar medikamente edhe më të fuqishme.

E para prej tyre mund të bëhet e disponueshme që në këtë verë. Me gjithë bujën e tij, semaglutide është guri i hapjes dhe jo destinacioni përfundimtar i një klase të re ilaçesh për obezitetin.

Në një farë kuptimi, semaglutide vështirë se përfaqëson një hap të madh përpara në shkencë. Ilaçet dietike nuk janë asgjë e re, madje edhe kategoria e farmaceutikëve të cilës i përkasin këto produkte të reja, të quajtura “agonistët GLP-1”, ekziston prej disa vitesh. Këto barna imitojnë hormonin GLP-1 (peptid i ngjashëm me glukagonin) dhe lidhen me receptorin e tij në trup. Kjo shkakton një ndjenjë të ngopjes që lidhet me të ngrënit dhe gjithashtu ngadalëson çlirimin e ushqimit nga stomaku.

Tashmë, këto ilaçe farmaceutike janë përmirësuar me kalimin e kohës: Një injeksion ditor i quajtur liraglutide dhe shitet si Saxenda, i cili u miratua nga FDA në 2014 për obezitetin, çon në humbjen e 5 deri në 10 për qind të peshës trupore të një personi në shumicën e rasteve.

Gjenerata e ardhshme e barnave po synon më shumë. Hapi i parë përpara është Mounjaro, i njohur përgjithësisht si tirzepatide, një ilaç diabetik nga Eli Lilly që FDA pritet ta miratojë për humbje peshe këtë vit. Në një studim, ajo çoi në 20 përqind ose më shumë humbje peshe në deri në 57 përqind të njerëzve që morën dozën më të lartë; Ëall Street Journal kohët e fundit e quajti atë “King Kong” i barnave për humbje peshe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular