Gazetarët investigativë Artan Hoxha dhe Anila Hoxha kanë dhënë detaje të reja nga atentati që i mori jetën biznesmenit Ardina Nikulaj.
Anila Hoxha deklaro ise kjo ngjarje tregon një marrëdhënie simbiotike të politikës me krimin. Nga ana tjetër, Artan Hoxha tha se Niklaj ishte i 15-i në listën e “të fortëve” të Lezhës
Duma: Si e lexon hakmarrje/ gjakmarrje apo ngjarje politike?
Anila Hoxha: Në kohën kur Ardian Nikulaj u fut në politik kishte një detyrim, të nënshkronte ligjin e dekriminalizimit. Dhe çfarë bëri? Në ato kutizat pranoj që kishte kryer dy dënime, me burg dhe gjobë.
Problemi këtu është se kemi një marrëdhënie simbiotike të politikës me krimin. Krimi këtë ka, do të shkoj në politikë. Mirëpo, problemi qëndron te politika. Pse e lejon?
Duma: Në listën e “të fortëve” të Lezhës, të sajtin mund ta rendisësh Nikulajn?
Anila Hoxha: Është e vështirë…
Artan Hoxha: Ardian Niklaj ishte në 15 në listën e “të fortëve” të Lezhës.