Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën e Arbrit.
Policia bën me dije se automjeti tip “Ford” ka qenë në lëvizje e sipër në momentin kur ka shpërthyer në flakë.
Drejtuesi i automjetit ka shpëtuar për mrekulli ndërkohë që nga përhapja e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.