Kjo është fotografia e familjes Malaj. Vajza e mitur, Jessica Malaj shfaqet pranë 2 prindërve të saj që u përfshinë në një konflikt për shkaqe xhelozie dhe në tentativë për t’i ndarë, mbeti e vdekur.
16-vjeçarja u qëllua me thikë nga babai i saj 45-vjeçar, Taulant, i cili donte të lëndonte gruan e tij Tefta pasi kishte dyshime se e tradhtonte me italianin. Për pasojë mbetën të vdekur vajza dhe italiani ndërsa gruaja u plagos. Taulant Malaj është shqiptari autor i vrasjes së dyfishtë në Itali për shkak të xhelozisë. Ai ka vrarë vajzën e tij Jessica Malaj dhe një italian, për të cilin dyshonte se ishte në një marrëdhënie me gruan e tij. Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet gjak në hyrje të pallatit ku familja jetonte. Të tjera detaje të rënda janë mësuat nga ngjarje e rëndë në një familje shqiptar në Itali. Shqiptari 45-vjeçsar tentoi të vriste gruan e tij por vajza e tij 16-vjeçare tentoi ta mbronte dhe ai e goditi vajzën me thikë për vdekje; menjëherë pas kësaj ai vrau edhe italian.