Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën Sarandë-Borsh, ku drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë humbu jetën vetë shoferi, ndërsa u plagosën dy pasagjerë.
“Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.
Nderkohe në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.