HomeLifestyleRita Ora tregon raportin që ka me fëmijët e Taika Waititit dhe...

Rita Ora tregon raportin që ka me fëmijët e Taika Waititit dhe dëshirën për t’i pasur në dasmën e tyre: Nuk doja që…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka folur si rrallë herë për marrëdhenien e veçantë që ka me dy vajzat e bashkëshortit të saj Taika Waititi.

Regjisori i njohur ka dy vajza të moshës 11 dhe 7-vjeçe nga martesa e tij e kaluar me ish-partneren Chelsea Winstanley. Ylli e cila ka kurorëzuar dashurinë në martesë me Taikën disamuaj më parë, tregoi se dëshironte me patjetër që dy vajzat e regjisorit të ishin të pranishme në ceremoninë e dasmës së saj duke shprehur per revistën Glamour se:

“Fëmijët e tij ishin aty dhe unë me të vërtetë doja që ato të ishin pjesë e saj. Ishte ose atëherë ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja dasmën pa fëmijët e tij atje. Kështu, thjesht e kuptuam, e mbaruam dhe e bëmë dhe ishte perfekte. Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi e panë ceremoninë përmes Zoom”.

Sa i përket propozimit për martesë, Rita u shpreh se ishte private dhe shumë ndryshe:

 “Epo, sinqerisht, nuk kishte asnjë propozim në gju. Ishte më shumë si, ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë këtë’. Disa femra pëlqejnë të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë dhe të veçantë atë ditë. Të gjithë janë të ndryshëm. Doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular