HomeKryesoreRama flet për arrestimin e Vangjush Dakos: Sigurisht diçka ka ndodhur

Rama flet për arrestimin e Vangjush Dakos: Sigurisht diçka ka ndodhur

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Vangjush Dakos nga SPAK.

Rama nuk ka marrë në mbrojtje njeriun deri dje shumë të afërt me të, por ka lënë të kuptohet se dicka duhet të ketë ndodhur dhe ai tashmë ndodhet përballë avokatit.

“Po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo të bën të ndihesh jo mirë, pasi deri dje ka qenë në krahun tënd dhe sot është përballë avokatit. Me siguri diçka ka ndodhur. Forca e pushtetit mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë. 

Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë.”, tha Rama në një takim në Berat.

Më këtë reagim të Ramës ajo që bën përshtypje është se ai lë të kuptohet se Dako, sipas tij, mund ta ketë përdorur pushtetin edhe për gjëra që nuk shkojnë.

Vetë Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular