HomePolitikeMarta Kos nesër në Kuvendin e Shqipërisë! Çfarë pritet të diskutohet me...

Marta Kos nesër në Kuvendin e Shqipërisë! Çfarë pritet të diskutohet me deputetët shqiptarë

Advertismentspot_img

Në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria aktuale e procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Marta Kos do të jetë nesër për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të zhvillojë edhe një takim në Kuvendin e Shqipërisë. 

Raportohet se takimi organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) dhe do të mbahet nga ora 14:45 deri në 16:10, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Aktiviteti do të nisë me përshëndetjet e bashkëkryetarëve të KKIE-së, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, si dhe të komisioneres Marta Kos. Në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria aktuale e procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. 

Më pas, diskutimet do të vijojnë me përfaqësues të grupeve të interesit dhe komisioneve parlamentare, të cilët do të paraqesin qëndrimet dhe vlerësimet e tyre mbi sfidat që shoqërojnë procesin e negociatave. 

Në takim pritet të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të grupeve parlamentare dhe deputetë, të cilët do të diskutojnë mbi ecurinë e negociatave dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Fjalën përmbyllëse do ta mbajë komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular